Categories Lajme

U dëmtua nga tërmeti, godina nr.15 në Qytet Studenti do të shembet

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka pranuar akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit që e shpall të pabanueshme godinën nr.15 në Qytetin Studenti.Godina kësisoj do të shembet, teksa ekspertime po kryhen dhe për dy godina të tjera (Nr.18 dhe 19), mbi  të cilat do të vendoset po më tutje.

“Kemi marrë tre akt konstatime nga Instituti i ndërtimit, të cilat dëshmojnë se godinat 15, 18 dhe 19, në Qytetin Studenti janë të dëmtuara përtej ç’mund të riparohet, kanë dëmtime në strukturë. Fillimisht do të marrim vendim vetëm për godinën numër 15, kurse relacionet për 18 dhe 19 do t’i keni tek takimi sot pasdite. Janë tre godina të cilat nuk banohen nga studente, tejet të amortizuara, të zaptuara në vitin 1991. Ka 30 vite që rrinë të zaptuara. Kanë qenë në plan nga Bashkia e Tiranës me projektin e KFË-së, që të ribëhen të reja, por nuk mund të presin deri në fund të vitit tjetër, kur të jemi gati për implementimin e projektit me KFË-në.

Tani që ra tërmeti, kush ka parë pamjet, e ka parë sesi duket edhe nga jashtë modifikimi, çarjet që janë bërë, ndërhyrje në mure. Një portal kishte zbuluar një pemë që dilte nga muret, dhe pema dilte nga brenda jashtë, pra bëhet fjalë për një skenar të denjë për vende dhe popuj. Kjo është arsyeja pse dua që të kërkoj miratimin e Keshillit Bashkiak per çmontimin e kesaj godine, e zaptuar prej 30 vitesh”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME