Categories Lajme

U denoncua i zhdukur, 29-vjeçari gjendet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna e përlotur: Ende nuk e besoj, u verifikua nga ADN

Mediat spanjolle kanë raportuar vrasjen makabër të një 29-vjeçari shqiptar në Barcelonë, shkak i së cilës është bërë sherri për 5 euro, por që i ka marrë jetën të riut. Mësohet se viktima është identifikuar si Artjol Ramaj, i denoncuar nga familjarët në ‘Pa Gjurmë’ si i humbur që prej datës 2 mars të këtij viti.

Kanë qenë vetë familjarët që kanë njoftuar në redaksinë e ‘Pa Gjurmë’ se si u njoftuan nga policia dhe se si u zbulua që bëhet fjalë për Artjolin e tyre. Nëna e 29-vjeçarit, Valentina Ramaj në një lidhje telefonike për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, mes lotësh tregoi se si e mësoi lajmin dhe më pas telefonoi në redaksinë e televizionit tonë.

“Dorëzoi burri ADN-në dhe doli që është djali jonë. Asgjë nuk na thonë se çfarë ka ndodhur. Është një spanjoll brenda në burg. Ai Është i përfshirë por nëse ka të tjerë nuk e dimë. Po presim që të na sjellin trupin. Vajti burri para pak ditësh por trupin nuk ia kanë treguar. Mua s’më thonë gjë se unë jam e sëmurë dhe kam qenë në spital. Edhe vetë nuk e besoj që ka ndodhur”, tha Valentina e tronditur.

Por si ndodhi ngjarja?

Arjol Ramaj dhe 52-vjeçari spanjoll punonin në një plantacion marijuhane në Can Fornac,a ndërsa ky i fundit akuzonte të riun se i kishte vjedhur 5 euro. Konflikti mes tyre u përshkallëzua derisa dyshohet se spanjolli e ka goditur me çekiç në kokë Artjolin ndërsa ky I fundit ishte në gjumë, goditje e cila i ka shkaktuar vdekjen.

52-vjeçari ka zhvendosur trupin e pajetë duke e fshehur më pas atë në pyll. Më vonë, më 17 prill, falë nuhatjes së qenit, u gjetën rrobat e viktimës dhe një thikë. Pasi policia konfirmoi se shenjat e gjakut të gjetura në plantacion dhe rrobat e gjetura në pyll i përkisnin viktimës, më 8 maj u arrestua autori i këtij krimi, 52-vjeçari spanjoll

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME