Categories Lajme

Emri/ Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Korçë, një i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë. E plagosura nuk u mbijetoi plagëve

Një aksident me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë është regjistruar rreth orës 16:10 të ditës së sotme në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, teksa njëri ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Rreth orës 16:10, një mjet “Benz” është përplasur  kokë më kokë me një mjet Volkswagen Caddy të kuq, çka ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë të rrugës, ku u plagosën tre persona.

Viktima, Miranda Malolli raportohet të ketë qenë 50 vjeçe, ndërsa të plagosurit e tjerë kanë mbetur me fraktura, konkretisht thyerje në këmbë dhe në krahë. Sipas të dhënave ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti Volkswagen shkonte drejt Bilishtit, ku udhëtonte dhe e ndjera, të cilët ishin duke u kthyer në shtëpi. Sakaq, mjeti “Benz” ka qenë duke shkuar drejt Korçës.

Deri më tani, sipas informacioneve ka qenë mjeti tip “Benz”, shkaktar i aksidentit, pasi ka bërë një parakalim të gabuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME