Categories Lajme

U denoncua i zhdukur nga i ati, gjendet i mbytur në një kanal 33-vjeçari në Durrës

Një 33-vjeçar nga Durrësi është gjetur i pajetë nga policia, një ditë pasi babai i tij e denoncoi të zhdukur.

Autoritetet sqarojnë se i riu është gjetur i mbytur në një kanal me ujë.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës”, informon policia.

Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se 33-vjeçari aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rithemelohet shkolla e Aviacionit në Vlorë, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit

Nënshkruhet në Vlorë memorandumi për rithemelimin e Shkollës së Aviacionit. Kjo u njoftua nga kryeministri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama nga Vlora: Duam të rilindim industrinë e mbrojtjes dhe të prodhimit ushtarak

Kryeministri Edi Rama nga Vlora tha se duan që të rilindin industrinë e mbrojtjes dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e policit Xhulio Prela, Gjykata e Apelit i kërkon SPAK bisedat në Sky ECC të Ervis e Brilant Martinajt

Gjykata e Apelit i ka kërkuar informacion Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në lidhje me vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan djalin e ish-deputetit demokrat, procedohen dy persona

Policia njofton se janë proceduar dy persona në lidhjen me ngjarjen e ndodhur pak ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e 28-vjeçares në garazh, 1 i arrestuar, tjetri në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar  një 20-vjeçar  i identifikuar si  Marjus Shkëmbi  dhe ka shpallur …

LEXO ME SHUME