Mjeku i njohur neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi e humbi luftën me koronavirusin. Ai ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në një spital në Itali ku ishte dërguar pak ditë më parë për mjekim të specializuar, pasi u infektua. Por pavarësisht përpjekjes së mjekëve në Shqipëri dhe Itali, doktori u shua./ db/Abcnews.al
Categories
Covid-19
U dërgua në Itali prej COVID-19, shuhet mjeku i njohur Drini Dobi
