Një 83-vjeçare, banuese në Norvegji është dërguar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndihmës së parë, ajo ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.
Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe, banuese në Norvegji.
Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, 83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.