Categories Lajme

U dhunua, drejtori i postës së Lezhës: Nuk kam konflikte, mendoj se sulmi ishte politik

Drejtori i Postës së Lezhës, Pjerin Çuku mohon të ketë probleme me njeri. I pyetur nga grupi hetimor për ngjarjen e një dite më parë, ku u dhunua nga dy persona, Çuku nuk ka dhënë asnjë indicie se kush mund ta ketë kryer këtë akt.

Mirëpo, Çuku ka deklaruar se arsyeja e goditjeve me grushta ndaj tij ditën e djeshme lidhet me zhvillime politike.

“Nuk kam konflikte, por mendoj se ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak detyrës dhe që lidhen me politiken”– mësohet të ketë thënë Çuku gjatë dëshmisë në polici.

Policia nuk e përjashton mundësinë që ngjarje të ketë ndodhur për çështje personale, që nuk kanë lidhje me funksionin e Çukut. Agresoret kanë qenë dy të rinjtë të cilët e kanë goditur disa herë me grushta, 42-vjeçarin Pjerin Çuku e më pas janë larguar me vrap.

42-vjeçari, pësoi fraktura në kokë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Ky është rasti i dytë në harkun kohor të më pak se një muaj i dhunimit të drejtuesve të institucioneve në Lezhë.

Me 30 nëntor u sulmua dhe u godit me sende të forta, Drejtori i OSHEE Edmir Përndreca teksa po lëvizte në rrugën Lezhë-Shënkoll.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME