Kur dukej se kurba e viktimave nga koronavirusi ishte në rënie në Britani, sot shënohen plot 639 të vdekur, duke vërtetuar të kundërtën. Kësisoj, numri total i jetëve të humbura në vendin ishullor ka shkuar në 21.731
Ndërkohë ka zëra ndër mediat britanike që japin alarmin për pasqyrim të rremë të shifrave në vend, pasi mendohet se ajo mund të jetë rreth 55% më e lartë, pra mund të ketë deri në 33.000 viktima. Kjo pasi Departamenti i Shëndetit Publik nuk numëron të vdekurit jashtë spitalit.
Të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare, të cilat japin një tablo të përjavshme se sa njerëz kanë vdekur jashtë spitaleve, regjistroi 3,096 vdekje në shtëpitë e kujdesit gjatë javës nga 11 Prill deri në 17 Prill. Kjo ishte pothuajse e trefishtë, nga 1,043 të shpallura një javë më parë. Shumë prej atyre që vdesin jashtë spitaleve nuk janë testuar për koronavirus. Domethënë këto të dhëna tregojnë se shpërthimi i koronavirusit në Britanisë është shumë më i madh se sa duket. Disa nuk diagnostikohen kurrë zyrtarisht dhe vetëm dyshohet se kanë pasur sëmundjen.