Categories Lajme

U dyshuan se ishin false, zbulohet procesverbali i doganës së Durrësit për produktet kineze

Dogana e Durrësit ka vendosur një kontroll fizik të mallrave të cilat kanë mbërritur nga Kina në këtë doganë pasditen e sotme. Nga procesverbali i zyrës doganore bëhet me dije se artikujt  nga markat e mëposhtëme dyshohen se janë të falsifikuara pasi subjekti nuk disponon dokumentacion qe të vërtetoj se këto marka janë origjinale.

Ndër produktet të cilat dyshohen se janë false janë:

850 protofola nga të cilat të markave Guci, Armani, Luis Vouton, Hermes, Mont Blanc, Hugo Boss, Burberi, Ferragamo,Fendy dhe Dior.

2900 rripa mesi të llojeve Philip Plain, Versace, Luis Vouton, GG, F.

1800 palë syze të llojeve Rayban, Versace, Luis Vouton, Channel, D&G,Gucci, Dior, Lacoste.

650 çanta të llojeve Dior, Frendi, Hermes,Luis Vouton, Valentino, D&G, Channel dhe 30 çanta të tjera të cilave nuk iu dihet marka.

Si dhe 4570 palë atlete të dyshuara imitime të markave të njohura si: Addidas, Nike, Loubutin, Ultraboost, Rebook, Splai.

Këto mallra të dyshuara imitime të markave botërore, sipas burimeve në deklarime janë emërtuar si mallra të thjeshtë, pa marka. Ndërkohë, subjekti përfaqësuar nga personi fizik E.M, ka kërkuar që të kryejë zhdoganimin në Doganën e Tiranës, pra të kalonte tranzit nga pika doganore Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME