Categories Lajme

U ekstradua në Itali për të vuajtur dënimin për drogë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ‘Zotit të Drogës’

SPAK ka kërkuar konfiskimin e 8 pasurive të Alket Hatijas, i njohur edhe si ‘Zot i Drogës’. Bëhet fjalë për 8 pasuri të cilat janë në pronësi të Hatisë, vëllait e bashkëshortes të tij, të cilat sipas argumentimit të SPAK janë me burim të pajustifikuar. Në pasuritë që kërkohet konfiskim nga SPAK përfshihen një apartamente, garazhe, automjete si dhe një hotel i familjes Hatia i cili pas hetimeve është kthyer me vendim të Gjykatës së Apelit.

Alket Hatija i njohur edhe si “Baroni” apo “Zoti i Drogës” pasi trafikoi në Itali 540 kilogramë heroinë e kokainë në vitet 2003-2004, u ekstradua të 30 gusht në drejtim të Italisë, ku do të vuajë dënimin me 20 vite burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos në vitin 2015.

50-vjeçari që luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin, u kap të mërkurën në orët e para të mëngjesit në hotelin e tij në qytetin e Durrësit. Policia ndërhyri rreth orës 04:00, kur i shumëkërkuari prej pesë vitesh sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe po ushqente pulat në një ambient në pjesën pas hotelit.

Sipas hetimeve në Itali, 20 vite më parë Alket Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka transportuar sasi të mëdha heroine e kokaine nga Shqipëria. Hatija u arrestua në 2017-ën, por disa muaj më vonë Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Në vijim Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin. Por, Alket Hatija nuk u dorëzua, nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos.

Report Tv siguroi video ekskluzive të arrestimit të Alket Hatisë, i cilësuar zoti i drogës, në ambientet e një hoteli në Durrës, më 30 gusht i cili ishte duke marrë ushqim për pulat, në këtë kovë të bardhë, siç shfaqet në video, kur krejt papritur, dhe pa e kuptuar as vetë ai, në portën hapur të hotelit, futen agjentët e policisë, civilë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pamjet nga momenti i sherrit mes gjimnazistëve në Shkodër, tre të plagosur

Dalin pamjet nga sherri i të miturve në Shkodër i ndodhur ditën e sotme përpara portës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fluturimet nga Shqipëria në Kanada, miratohet marrëveshja mes dy shteteve

Miratohet marrëveshja mes dy shteteve për futurimet nga Shqipëria në Kanadaë Kanada. Në mbështetje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplaset me motorin në Lezhë, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet avioni në Maqedoninë e Veriut, plagosen dy shqiptarë nga..

Dy shqiptarë nga Kosova janë lënduar pasi avioni i vogël sportiv me të cilin po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Brigjet e lumit Kir mbushen me mbetje, qytetarët e papërgjegjshëm e kthejnë në një landfill

Si pasojë edhe e reshjeve te dendura të shiut një pjesë e bregdetit të vendit…

LEXO ME SHUME