Categories Lajme

U ekstradua nga SHBA, ja ngjarja që tronditi Tiranën në 89-ën

Selim Struga, i cili u ekstradua dje nga SHBA u arrestua nga autoritetet amerikane të FBI-së në Detroit më 10 dhjetor të vitit 2011. Shqiptari kishte 22 vite që ishte shpallur në kërkim dhe i fshihej Drejtësisë.

Struga, i cili jetonte në Miçigan, akuzohet për një vrasje të ndodhur në 89-ën, ngjarje që për atë kohë ishin të rralla. Më pas autori i ngjarjes u arratis nga Shqipëria, duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar. Më poshtë ‘BalkanWeb’ publikon ngjarjen që ndodhi 1989-ën.

VRASJA
Më datë 21.6.1989 rreth orës 17:00, i dënuari me 15 vite burg Selim Struga ka vrarë me thikë shtetasin Gëzim Çelmeta. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit të quajtur “10 Korriku”, të ndodhur në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë. Struga ka qenë duke pirë me shtetasit Muhamet Nezaj dhe Fatmir Maçkën në një tavolinë e në pije e sipër dikush nga shokët përreth tavolinës ka thyer një shishe. Ndërkohë, në të njëjtin lokal kanë qenë ulur dhe viktima, Gëzim Çelmeta dhe shoku i tij, Bujar Rama.

Këta të fundit, duke parë gjendjen e alkoolizuar të tavolinës ngjitur me ta, kanë marrë rrugën për të dalë jashtë. Në momentin e daljes, njëri nga personat e ulur në tavolinë me Selim Strugën ka debatuar me shtetasin Bujar Rama. Ky fakt, ka përfshirë dhe personat e tjerë në debat, i cili shumë shpejt ka degjeneruar në një situatë të acaruar. Në këtë moment, Selim Struga i është afruar nga pas viktimës dhe e ka goditur me mjet të fortë shpues, i cili është plagosur dhe më pas ka vdekur ne spital. Pas 22 vitesh në kërkim, Struga u arrestua në SHBA, ndërsa dje u ekstradua në Shqipëri./balkanweb.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

Policia e Beratit bën me dije sot në 27 mars se ka arrestuar një 39-vjeçar.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranvera që u kthye në dimër, veriu e juglindja zbardhen nga dëbora! Vështirësohet lëvizja e automjeteve në Llogara

Temperaturat e ulëta kanë rikthyer gjatë orëve të natës reshjet e dëborës në një pjesë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë , vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot ndeshja e kombëtares/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kontrolle të imtësishme (VIDEO)

Në prag të ndeshjes së kombëtares sonë të futbollit me Poloninë, forcat e policisë polake…

LEXO ME SHUME