Categories Lajme

U ekzekutua me plumba në atentatin mafioz në Athinë, publikohet fotoja e viktimës

Publikohet fotoja e Irakli Davellas, i cili mbeti i vrarë nga një atnetat mafioz këtë të diel në Athinë.

Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe 46-vjeçari, Edi Lulo, i cili rezulton se është biznesmen në Shqipëri.

Të dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima ishte pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës./TCH

Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje lidhur me atentatin në Athinë ku mbeti i vdekur me plumb në kokë 45-vjeçari Irakli Davella nga Finiqi dhe u plagos rëndë biznesmeni Edi Lolo, banues në Tiranë.

Protothema shkruan se shënjestra e atentatit mund të ketë qenë Edi Lolo, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte kthyer në Athinë nga Dubai.

Nga mënyra se si sulmuan sulmuesit, duket se ata e kishin planifikuar sulmin dhe prisnin momentin e duhur. Para krimit ata vodhën një makinë nga Athina, u drejtuan për në zonë, iu afruan viktimat dhe filluan të qëllojnë.

Sulmi ndodhi jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët qëlluan me gjakftohtësi mbi viktimat dhe më pas u zhdukën nga vendngjarja.

Informacionet nga burime policore bëjnë me dije se 45-vjeçari që humbi jetën pronar lokali në Peristeri. Policia beson se bëhet fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me tre figura të krimit në Greqi, të cilët janë vrarë mes grupeve rivale të mafies greke.

Po ashtu, në vitin 2009 kundër viktimës është ngritur procedim penal për organizim kriminal, zhvatje dhe të tjera, ndërsa pas kësaj ai dyshohet se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale.

Shënjestra megjithatë thuhet se ka qenë edhe njeriu i cili ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe bark dhe po lufton për jetën. Edi Lolo kishte ardhur së fundi në Greqi nga Dubai, për të cilin hetuesit besojnë se ka luajtur rol kyç në pritë.

Autoritetet greke vlerësojnë se ndoshta ardhja e tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival, i cili ka dashur ta largojë nga rruga.

Vlen të theksohet se, sipas raportimeve, së bashku me 45-vjeçarin që humbi jetën dhe të plagosurit, ka qenë edhe një burrë tjetër, i cili nuk është prekur nga plumbat.

Hetimi i policisë greke për ekzekutimin mafioz është ende në vijim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U kap me 1 kg kokainë, pranga 31-vjeçarit në Gjermani

Forcat e “Qytetit të Sigurt” arrestuan një tregtar të dyshuar kokaine në qendër të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ 46-vjeçari vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit, humb jetën. Dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi që trafikonte kokainë në Itali, të përfshirë edhe shqiptarët

Policia italiane ka shkatërruar një grup që merrej me trafikun e kokainës. Ata kanë lëshuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Berat, përplasen dy automjete, humb jetën në spital 50-vjeçari!

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat

Ditën e sotme (11 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,…

LEXO ME SHUME