Categories Showbiz

U fut në Big Brother VIP vetëm për Donaldin? Reagon ashpër familja e Beatrix

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është një ndër banoret e “BBV” më të përfolura kudo në rrjet për shkak të marrëdhënies me Donald Veshaj. Opinionistja Balina Bodinaku i tha Beatrix se duket sikur ajo ka hyrë në “BBV” vetëm për Donaldin pasi shkon vetëm pas atij madje dhe po i bën presion.

Opinionistja ekëshilloj të fokusohej më shumë tek loja e saj nëse ka hyrë me atë qëllim. Këngëtarja u shpreh se raporti mes tyre nuk ka ndryshuar dhe se nësë publiku mendon se ajo është në “Big Brother VIP” për shkak të Donaldit, ajo do të largohet menjëherë.

Së fundmi, në “Instagram” në profilin e Beatrixës është publikuar një reagim lidhur me situatën e krijuar dhe paragjykimet që janë bërë ndaj saj.

Postimi i plotë i familjes së Beatrix:

“Ne nje vend si Shqiperia ku gruaja vr itet dhe gruas i ngel faji, nuk pres asgje me shume sesa komente dhe opinione dashakeqe per Beatrixen dhe linçimin publik te saj pas cdo fjale e gjesti brenda shtepise se BBV. Femrat e cfaredolloj moshe nuk e kane kuptuar ende qe duhet ta mbrojme dhe ta mbeshtesim njera-tjetren, pavaresisht nese pelqehemi apo jo, sepse shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri patriarkale dhe vetem te bashkuara mund te çajme perpara.

Per kedo qe nuk e ka kuptuar dhe ka nevoje t’i thuhet shkoqur: Per Beatrixen, Donaldi eshte pjese e rendesishme e jetes personale te saj, brenda dhe jashte shtepise se BBV, po aq sa shpresoj te jete e vertete edhe e anasjellta. Per Beatrixen, Donaldi eshte po ashtu pjese e lojes brenda ne BBV po aq sa c’eshte e vertete e anasjellta.

Ndoshta “gjyqtaret” e ceshtjes Trixa-Donald kane pasur fatin te gjejne dhe te jetojne nje dashuri pa ulje e ngritje, pa zenka dhe hatermbetje, vetem ylber dhe flutura ne stomak. Kjo eshte gjeja me e bukur qe mund t’i ndodhi njeriut ne jete, por pse ju duket kaq anormale kur shihni Beatrixen dhe Donaldin ne nje klip qe diskutojne per pritshmerite qe kane per njeri-tjetrin dhe lidhjen e tyre?

Pse ju duket kaq anormale qe ne momente te veshtira Trixa kerkon vemendjen e te dashurit te saj? Mbi te gjitha, pse sajoni histori sikur Trixa ka hyre ne ate shtepi vetem per t’u lidhur me Donaldin?

Ne jete kam marre nje mesim shume te rendesishem: Ki qellime ne jete, por nese rruges te shfaqen mundesi te bukura, nuk duhet t’i lesh pa i kapur thjesht sepse nuk ishte gjeja qe po kerkoje. Me kete dua te them qe Beatrixa nuk u fut ne BBV per te gjetur burre, por per te fituar € 100,000 sikurse te gjithe. Kjo s’do te thote qe beri gabim qe i dha nje mundesi lidhjes me Donaldin. Dhe ne fund vertete mund t’i humbase te dyja, por mos u merzisni nese ju zhgenjen.”- shkruhet në postim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME