Categories Lajme

U gjet pas tetë muajsh/ Biznesmeni italian mori gomonen me qira drejt ishullit të “ndaluar”! detaje

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli u gjet mbrëmjen e djeshme në një ishull të Italisë, tetë muaj pasi ishte zhdukur nga Shqipëria. Sipas mediave italiane, Pecorelli u gjet në një gomone në mes të detit në brigjet e ishullit Montecristo.

Atij iu prish motori i gomones në mes të detit, dhe është ndihmuar nga karabinierët e komandos komunale të Grosetos për të dalë në breg. Biznesmeni italian mori me qira gomonen në ishullin Giglio dhe u nis drejt ishullin Montecristo, për arsye ende të paqarta. Në këtë ishull është e ndaluar hyrja.

Më pas, ai u dërgua mbrëmjen e djeshme të flinte në kazermë ku u prezantua me emrin e tij të saktë, Davide Pecorelli. Vetëm këtë mëngjes, karabinierët arritën të identifikojnë se kush ishte biznesmeni. Mësohet se Davide Pecorelli do të paraqitet për të dëshmuar në Prokurorinë e Peruxhias.

Mbi sipërmarrësin italian nuk kishte asnjë lajm që nga fillimi i janarit të këtij viti, kur ai shkoi për biznes në Shqipëri. Makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një “Skoda Fabia’, u gjet e shkrumbuar natën e 7 janarit, pranë Pukës. Në automjet u gjetën edhe disa eshtra, por pas ekzaminimeve nuk dolën rezultate për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME