Categories Lajme

U hodh nga ballkoni pas sherrit me burrin, flet e afërmja e 24-vjeçares: I kishin zili gjithë bota

Një tjetër dëshmi nga Durrës, ku një ditë më parë një 24-vjeçare i dha fund jetës, sipas policisë pas debateve me bashkëshortin e saj 31-vjeçar. Anisa Gjini u hodh nga kati i tretë i banesës katër katëshe dhe gjeti vdekjen, teksa pak minuta pas ngjarjes policia arrestoi bashkëshortin e saj.

Të gjithë ngrenë supet për motivet që çuan në aktin e rëndë të së resë. Si të afërm ashtu edhe fqinjët, flasin se burrë e grua, prindër të një djali 3 vjeç shkonin shumë mirë.

“E kam nipin e burrit. Kanë shkuar aq mirë sa i kishte zili gjithë bota. Ka qenë punë momenti, nuk di gjë. Kur na lajmëruan kemi ardhur, kishte marrë fund çdo gjë. Nuk kemi gjetur njeri aty, as vjehrrën, kunetërit i ka pasur në Greqi.

Nuk ka pasur njeri nëpër këmbë që ta pengonte. Me burrin ka shkuar shumë mirë. Kanë punuar të dy, ai në ndërtim. Nuk kishin probleme ekonomike, të hysh brenda nuk i mungon asgjë. Dhe policia kur kishte ardhur kishin thënë jemi habitur. Nuk kanë pasur debate”, tha e afërmja.

Ndërkohë pritet dëshmia e bashkëshortit për zbardhjen e ngjarjes dhe ekspertiza e mjekoligjorëve për vdekjen e 24-vjeçares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME