Categories Lajme

U hodh nga kati i gjashtë i pallatit në sy të familjarëve, ata flasin të prekur për motivet e dyshimta

Foto ilustruese

Denada Zota është 32-vjeçarja e cila i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së dielës në lagjen numër 5 në qytetin e Durrësit.E reja gjeti vdekjen e menjëhershme pasi përplasja në trotuar ishte shumë e fuqishme.

Ajo gjeti vdekjen para pallatit ku banonte me prindërit dhe vëllain e vogël 27 vjeç, ndërsa kalimtarët të alarmuar lajmëruan ambulancën.

Familjarët kanë deklaruar se kohët e fundit ajo është paraqitur në gjendje të rëndë psikologjike.E reja kishte qenë brenda në banesë në shoqërinë e tyre kur kreu aktin e rëndë dhe u hodh nga një lartësi prej 20 metrash, ndërsa këta të fundit nuk mundën ta ndalonin.

Policia ka nisur të hetojë në lidhje me zbardhjen e ngjarjes, për motive që nuk janë konfirmuar ende nëse janë aksidentale apo në rrethana vetëvrasëse.

Burime nga grupi hetimor deklaruan:

“Nga të dhënat paraprake dyshojmë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Vajza në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga ballkoni. Ajo jetonte me familjarët e saj në një apartament në katin e gjashtë të një pallati. Ajo nuk kishte lënë asnjë letër dhe nuk kishte lënë asnjë përshtypje te familjarët e tjerë për këtë veprim. Ndaj arsyen e vërtetë nuk e kemi zbuluar ende. Ndoshta ka pas ndonjë problem personal, por këtë do ta zbulojnë hetimet”.

Dyshohet se vajza vuante nga probleme psikologjike, por arsyeja e vërtetë që shtyu 32-vjeçaren të ndërmerrte aktin ekstrem ende nuk është zbuluar.

Kohët e fundit, 32-vjeçarja ishte mbyllur në vetvete, duke bërë që gjendja e saj psikologjike të rëndohej. Prindërit e Denadës, gjatë marrjes në pyetje nga Policia, kanë deklaruar se nuk ua priste mendja se situata do të arrinte deri këtu.

Mamaja e vajzës, u shpreh për gazetarin Leonidha Musaj:

“Kohët e fundit kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike, por që nuk na merrte mendja se do të përfundonte duke u hedhur nga pallati. As e imagjinonim një fund të tillë për vajzën tonë”.

Familja e Denada Zotës kishte vite që ishte shpërngulur nga Dibra për të jetuar në qytetin bregdetar të Durrësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME