Categories Lajme

U izolua në shtëpi me familjen, koronavirusi i merr jetën regjisorit të njohur

Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta, duke shkaktuar mijëra viktima në një kohë të shkurtër

Virusi i ka marrë jetën edhe regjisorit të njohur kinez, Chang Kai dhe familjes së tij. Lajmi për vdekjen e tij u publikua disa ditë më parë nga mediat kineze. Regjisori së bashku me motrën e tij dhe prindërit ishin izoluar në shtëpinë e tyre. I pari ishte prekur babai i tij, më pas e ëma dhe pastaj virusi kishte prekur edhe atë bashkë me motrën.

Ndërkohë, raportohet se bashkëshortja e regjisorit është në gjendje të rëndë, e prekur edhe ajo nga virusi. Regjisori e dërgoi babain kur u sëmur në spital por nuk kishte vende, ndaj u detyrua të kujdesej për të në shtëpi. Babai i tij ndërroi jetë në 28 janar, ditë në të cilën u infektua edhe e ëma e tij. Vetëm pak ditë më pas, në datë 2 shkurt vdiq edhe e ëma e tij.

Në atë ditë, autoritetet në Wuhan ndryshuan strategjinë për të luftuar virusin. Duke izoluar njerëzit e infektuar me virus dhe njerëzit u drejtuan në qendra karantine të ngritura pikërisht për ta. Por nuk kishte më çfarë të bëhej për regjisorin e njohur, i cili humbi jetën së bashku me familjarët e tij.

Deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 2,130 viktima, ndërsa numri i rasteve të raportuara me koronavirus është mbi 75 mijë persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME