Categories Lajme

U kap duke fjetur në Kuvend, flet deputeti: Kapen me mua se vlej shumë

Deputeti dhe kryetari i Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram ka reaguar në lidhje me shkrimet në media se ai sërish ka dremitur gjatë seancave në Kuvend. Bajram sqaroi ai gjatë këtyre dy javëve ka qenë i sëmurë dhe se ka ardhur në Kuvend vetëm që ta respektojë NATO-n dhe Kuvendin.

“Për 14 ditë jam nëpër spitale, me infuzione, injeksione dhe barna. Edhe krahas kësaj, unë vendosa ta respektoj NATO-n, ta respektoj Kuvendin, me temperaturë nga spitali vij në Kuvend. Si vepron një njeri kur është i sëmurë? Është normale që t’i ndjek seancat me sy më të mbulur, kur nuk kishte energji për diçka tjetër”, tha Bajram.

Sipas Amdi Bajram, e vërteta është krejtësisht ndryshe për shkak se ai për dy muaj ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Vlej shumë, dhe për këtë shkruajnë për mua dhe më shohin madje edhe kur do të kapsalliti sytë”, thotë Amdi Bajram.

Ai shton se në të kaluarën janë publikuar fotografi të tija nga seancat, të shkrepura në moment ku ai duket me sy të mbyllur dhe kjo qëllimisht, që siç thotë ai, të diskreditohet.

“Kur je i vlefshëm, duhet të jesh i gatshëm për gjithçka. Edhe për shkak se unë vlej, për këtë shkak kapen për këto gjëra, ndërsa fotografia e vërtetë është krejtësisht e ndryshme”, tha Bajram duke thënë se ai ndjehet mirë në shëndet.

Bajram ju bëri thirrje deputetëve të tjerë që ta ndjekin shembullin e tij, dhe të tregojnë respekt edhe kur nuk ndjehen mirë të shkojnë në Kuvend./faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME