Categories Lajme

U kapën me 2.2 tonë kokainë në Peru/ Dalin emrat e dy bosëve të mafias shqiptare. Kush janë “Barbas” dhe “Pelado” që u futën si turistë për të transportuar drogën drejt Holandës

Policia peruane ka identifikuar dy shqiptarët që drejtonin trafikun e drogës nga Peruja drejt Holandës dhe të cilëve iu kap një ngarkesë prej 2.2 tonësh. Sipas policisë peruane kundër narkotikëve, trafikantët shqiptarë frekuentonin shpesh ambientet e një kompanie agroindustriale ndërsa bëhet e ditur se të dy shqiptarët janë përfaqësues të rëndësishëm të bandave shqiptare të drogës  si dhe pjesë e kartelit Los Balcanes.

Ata kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në El Golf, ndërsa kanë udhëtuar drejt qytetit peruan me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën dhe koordinimin në trafikimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë euro që kishte si destinacion Holandën. Të dy shqiptarët janë identifikuar si Frank Malo dhe Gentjan Meta, shkruajnë mediat peruane. 

Të dy, ata njihen ndryshe me emrat si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, ndërsa kanë hyrë legalisht në Peru përmes Ekuadorit duke u paraqitur si turistë, për kryer dërgesën e drogës që do të transportohej në rrugë detare përmes portit të Callaos.

“Ne kemi sekuestruar 2 ton kokainë që ishte nisur drejt Holandës” tha në një deklaratë kreu i Drejtorisë së Anti Drogës në Peru nga porti i Callao.

Ai theksoi se dy shqiptarët Malo dhe Meta ndodheshin në krye të grupit që trafikonin lëndën narkotike që kishte për destinacion portin e Roterdamit në Holandë.

“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Ne po koordinohemi me autoritetet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare” u shpreh ai./PANORAMA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME