Categories Lajme

U la në harresë nga shteti, emigranti rindërton kishën 2 shekullore në Mirditë

Kisha e Shëlbuemit në Selitë të Mirditës, e cila është ndërtuar rreth viteve 1830 është rikthyer në identitet dhe pritet të hapë dyert për besimtarët e krishterë pikërisht në ditën e festës së Shëlbuemit në 13 maj. Shteti Shqiptar dhe Bashkia Mirditë prej 7 dekadash e kishin lënë në harresë këtë objekt kulti me vlera të rralla historike të trashëgimisë kulturore, teksa pas shembjes nga regjimi komunist, kishës i kishin mbetur themelet dhe pak mure anësore.

Kjo nuk i pengoi banorët e fshatrave të Selitës që edhe përgjatë diktaturës të shkonin në kishë për të kryer ritet fetare si të parët e tyre, teksa pas demokracisë u rikthyen ritualet fetare, tashmë në liri. Në një kohë kur shteti dhe institucionet heshtën për vite me radhë, për të rikthyer këtë objekt kulti në identitet mendoi familja e Nikoll Bushkolës, i cili së bashku me djalin e tij Agustinin dhe vellezërit e tjerë vendosën që me një pjesë të kursimeve të fituara në emigracion të rindërtonin këtë kishë.

Punëtorët që morën përsipër ndërtimin e kishës veç banorëve të zonës, janë edhe banorë të besimit mysliman të Dibrës e Matit, të njohur për bashkëjetesën në harmoni me vëllezërit e tyre mirditorë dhe mjeshtra të punimit të gurit. Në foto duket objekti i rindërtuar që tashmë do hapë dyert për besimtarët katolikë nga mbarë Mirdita e Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pse po braktiset Ballkani? Faktorët që po nxisin largimin e të rinjve nga rajoni

Mario (30), Mijat (29) dhe Matija (22) duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Njëri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Devoll/ Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, përmbys orenditë brenda objektit

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Devollit, një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME