Categories Lajme

U largua me 2 miliard USD, policia bastis shtëpinë ku fshihej turku në Shqipëri

Policia shqiptare ka arrestuar dy persona gjatë ditëve të fundit, të cilët dyshohet se pritën në aeroportin e Rinasit dhe strehuan në shtëpinë e tyre turkun më të kërkuar aktualisht në botë, proarin e monedhës virtuale “Thodex”, Faruk Fatih Özer, i cili u arratis nga vendi më datë 20 prill duke fluturuar në drejtim të Shqipërisë.

Mediat turke raportojnë se policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet e Turqisë kanë kryer kontrolle në shtëpinë ku mendohet se strehohej Faruk Fatih Özer në Shqipëri duke kryer aty kontrolle, ndërsa u arrestuan edhe dy persona me shtetësi shqiptare.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin pak ditë më parë. Bëhet fjalë për 2 miliard dollar të investuara në këtë monedhë, të cilat Faruk Fatih Özer i përvetësoi pas arratisë. Autoritetet shqiptare nuk kanë ende asnjë reagim në lidhje me kontrollet apo arrestimet e kryera për llogari të turqve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME