Categories Showbiz

U largua pas sherrit për fotografinë me litar, Elvisi zbulon për çfarë është penduar në Për’puthen

Elvisi (Loco), një prej ish konkurrentëve të Për’puthen që vendosi të largohej përfundimisht nga programi pas fotografisë me litar që nxiti debate të ashpra, ka treguar se është penduar.

Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, ish-konkurrenti zbuloi se vetmja gjë për të cilën është “penduar” në atë rrugëtim, ka qenë postimi i litarit.

“Penduar, asnjë sekond. Ka qenë super eksperiencë e veçantë dhe më ka mësuar shumë. Të jem i sinqertë, do ndryshoja vetëm atë story. E di që 90% jeni bindur dhe keni kuptuar esencën e story-t, gjithsesi dhe atë 10% e kam pas përherë kundra pavarësisht story-t, por më vjen disi keq që u desh të dilja në atë mënyrë jo paqësore, pikërisht unë, që jam gjithmonë pro argumentit dhe mirëkuptimit”, shkruan ai.

Gjithashtu, Elvisi shton se e pranon që ka gabuar, madje ka kërkuar edhe falje për këtë.

“Sigurisht që kam gabuar. Si fillim me imazhin që kam përdorur. Duhet ta kisha llogaritur që jo cdokush i shikon gjërat si unë. Ka njerëz që i marrin gjërat shabllon, ka njerëz që i lidhin mendimet ndryshe, perceptimet e atyre që shikojnë. Duhet të jesh vërtetë idiot që të postosh një litar dhe të nënkuptosh varjen dhe vetëvrasjen e vërtetë para një publiku prej milionash.

Po në logjikën time, ajo ishte thjesht një foto që përcillte një mesazh figurativ, sic përdoren rëndomë në shumë situata për të thjeshtuar shpjegimin. Por po, ishte mënyra e gabuar për ta përcjell atë mendim timin, dhe prandaj i jam drejtuar kamerës dhe i kam kërkuar falje cdo personi të prekur. Se kam mohuar kurrë këtë”, shkoi Elvisi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME