Categories Lajme

U lirua pesë ditë më parë, kush është Vladimir Gjuta

Vetëm 5 ditë pasi u lirua nga burgu, është ndaluar sërish nga policia, shtetasi Vladimir Gjuta.

Mësohet se ai është shoqëruar nga efektivët e Gardës pranë ambienteve të selisë së PS-së.

Arsyeja e shoqërimit të Gjutës ka qenë arma që ai mbante me vete.

Kjo bëri që gardistët ta ndalojnë dhe t’i marrin armën, ndërsa më pas ata e dërguan në polici.

Kujtojmë që Vladimir Gjuta u lirua më 5 shkurt të këtij viti. Ai u arrestua pasi kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i shkaktuar dëmtime në njërin sy.

Por kush është Vladimir Gjuta?

Në vitin 2015 ai u arrestua, pasi akuzohej si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm në atë kohë, Saimir Tahiri. Gjuta u arrestua nga forcat RENEA dhe reparti i Krimeve të Rënda, në hyrje të tunelit të Kalimashit, teksa po udhëtonte drejt qytetit të Kukësit me një automjet tip “Opel” me targa kosovare. Ai ndodhej në automjet me një shtetas kosovar.

Po ashtu, Gjuta u akuzua edhe për kërcënime me SMS ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Asokohe, ai i kishte dërguar një mesazh në numrin personal të Tahirit me tekst:

Lëre të qetë familjen Gjuta, ndryshe do të kesh pasoja!”

Që nga ky moment, Saimir Tahiri u mor në mbrojtje nga forcat Rena. Gjuta u lirua nga burgu në vitin 2016, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda, pushoi procedimin penal ndaj tij dhe shtetasit Baftjar Bruka, të dyshuar për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Krijim i grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME