Categories Lajme

‘U masakrua në rrugët e Tiranës’, nëna e 22-vjeçares nga Kenia tregon kush e përndiqte: Ka dëmtime në tru dhe kocka të thyera!

Ka folur ditën e sotme për mediat nëna e 22-vjeçares nga Kenia e cila para 3 muajsh në rrethana ende të paqarta është dhunuar dhe ka përfunduar në gjendje kome.

Në fjalën e saj ajo ka treguar se ka qenë një shofer ai i cili e ka përndjekur vajzën e saj prej disa kohësh dhe i kërkonte marrdhënie romantike.

“Deri më tani nuk e di se çfarë ka ndodhur se policia nuk më dha shumë informacion. Më tha te shkoja në Prokurori. Nuk kisha mundësi të shkoja se isha i përqendruar tek shërbimi i vajzës time. Tani kam një avokat që po kujdeset për këtë çështje. Ajo ka pasur një konflikt me 2 njerëz. Një histori tjetër që më ka treguar është se ka qenë ‘një shofer që me ndjek mua dhe kërkon marrëdhënie romantike me mua, por unë nuk e dua. Ai me ndjek mua nga pas dhe më thotë që jam kërcënuar’. E kam takuar shoferin dhe nisa një bisedë normale më të dhe e pyeta pse nuk e pranon fjalën jo si përgjigje kur vajza ime”, tregon e ëma.

Ajo përlotet më tej dhe thotë se është detyrë e autoriteteve shqiptare që të investigojnë për rastin e vajzës së saj.

“Doktori më tha se janë duke bërë më të mirën por gjendja e saj nuk po bëhet më mirë sepse nuk kanë mjekime për t’i ofruar asaj. Ajo duhet të transferohet në një vend tjetër për një trajtim të mirë”, u shpreh ajo më tej.

Aktualisht vajza ndodhet në gjendje të rëndë dhe është e nevojshme që të zhvillojë një ndërhyrje në tru, operacion ky që mund të zhvillohet vetëm jashtë vendit.

Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru.

Kujtojmë se 22-vjeçarja punonte në nga kaziontë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME