Categories Lajme

U mbajt sekret/ Putini merr një tjetër goditje, ukrainasit vrasin njeriun e tij të besuar

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka humbur një tjetër oficer të rëndësishëm. Gjatë një operacioni ‘tepër sekret’ në Ukrainë është vrarë një kapiten i shërbimeve ruse.

Kapiteni i inteligjencës ushtarake GRU, Alexey Glushchak, 31 vjeç, nga Tyumen e Siberisë, vdiq në masakrën në Mariupol, por detajet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.

“Për shkak të sekretit të rreptë të operacionit ushtarak, rrethanat e vdekjes së heroit Tyumen nuk zbulohen,” thuhet në një deklaratë.

GRU ishte pas helmimit me novichok (përbërje toksike që përdorej për helmimin e kundërshtarëve) të ish-spiunit të saj Sergei Skripal – i cili kishte dezertuar në Britani – në Salisbury.

Mediat kanë publikuar fotografi të ceremonisë mortore të Glushchak në Rusi, ku ai u varros me nderime të plota ushtarake nga një roje nderi.

Ditën që oficeri i inteligjencës ushtarake vdiq, ai kishte folur me gruan dhe nënën e tij në Rusi.

Ai i telefonoi për t’i uruar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, por në të njëjtën ditë në mbrëmje mësuan se ai ishte vrarë.

Vdekja e tij përkon me shprehjet e para të zemërimit dhe ankthit për numrin e arkivoleve që tani kthehen në Rusi, edhe pse ata që zyrtarisht pranohen se kanë rënë në Ukrainë shihen si një pjesë e vogël e numrit të përgjithshëm që vlerësimet më të mira sugjerojnë se tani janë shumë, mijëra.

Kapiteni do të dekorohet pas vdekjes.

Moska nuk ka dhënë asnjë total të përditësuar të të vrarëve në luftë dhe ka përmendur vetëm një pjesë të vogël të të rënëve, të cilët përfshijnë disa gjeneralë.

Shumë funerale aktualisht të publikuar në media janë për ushtarët e vrarë në fund të shkurtit.

Rusisë i duhen dy javë ose më shumë për të transportuar trupat e tyre tek të afërmit, shumë prej të cilëve jetojnë në Lindjen e Largët ruse mijëra kilometra larg zonës së përgjakshme të luftës.

Një funeral u mbajt gjithashtu për nëntetarin Danil Novolodsky, 24 vjeç, një gjuajtës i vjetër me një bateri artilerie sulmi ajror.

Atij iu dha Urdhri i Guximit me një dekret të nënshkruar nga Vladimir Putin.

Ai ishte nga Ulan-Ude, kryeqyteti i republikës së Buryatia në Siberi, një rajon kryesisht budist, i cili ka pësuar një numër disproporcional të vdekjeve midis ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë.

Gjithsej 12 komandantë ushtarakë të Putinit janë vrarë në betejë që kur lideri rus filloi pushtimin e Ukrainës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME