Categories Lajme

U mbajtën peng nga piratët në Afrikë, babë e bir kthehen në Tiranë

Nga Fatjon Gjinaj, Pas disa muajsh heshtje në lidhje me një ngjarje të dhjetorit të vitit të kaluar, Fax Neës ka mësuar se Mark dhe Ndoj Shytani, babë e bir, të deklaruar si pengje të piratëve në Nigeri, janë rikthyer në atdhe. Burime bëjnë me dije se ata ndodhen në Tiranë dhe i janë rikthyer aktivitetit të tyre si punonjës të një servisi.

Të njohurit e tyre rrëfejnë se janë paguar një shumë e konsiderueshme parash në rrugë private për të bërë të mundur lirimin e Mark dhe Ndoj Shytanit nga pengmarrja e piratëve në Nigeri. Nga ana tjetër atë pretendojnë se shteti shqiptar nuk bëri asgjë konkrete për ti nxjerrë nga kurthi që iu ishte ngritur, rrëfen për Fax Neës një i afërm.

“Kanë qëndruar rreth 4 muaj në Nigeri, i kanë lëvizuar sa në një vend në një tjetër për të mos rënë në gjurmë. Janë trajtuar mirë, nuk janë dhunuar dhe ka pasur ushqim e veshmbathje të rregullt ndaj tyre.

Janë zhvilluar negociata private dhe është rënë dakord që kundrejt një vlere të konsiderueshme parash, të liroheshin.

Shteti nuk bëri pothuejse asgjë. Asnjë reagim as publik as privat për ngjarjen. Ndoj dhe Marku nuk duan ta ndjekin këtë çështje pasi nuk i shohin ndonjë zgjidhje, çfarë ka ndodhur ka ndodhur”, shprehen te njohurit e tyre.

Por çfarë ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar?

Ngjarja u raportua në atë kohë nga mediat ndërkombëtare ndodhi në portin Lagos. Anija “Stevia” me pronar Nikolin Gjergjin, ishte e ngarkuar me gips, pluhur dhe hekur që ishte nisur nga lindja e mesme drejt europës për llogari të kompanisë “Envi and E.E.”.

Mjeti lundrues ishte blerë nga Nikolin Gjergji në Bullgari pranverën e vitit 2020, ndërsa anija mbante flamurin Kamerunit dhe rezulton e regjistruar në këtë shtet ku kishte ndaluar të blinte edhe ngarkesa me destinacion Portin e Lagos.

9 pengje dy prej të cilëve nga Shqipëria u raportuan se ishin marrë nga një sulm i piratëve 52 kilometra l;arg brigjeve të Nigerisë. Babë e bir janë origjinë nga një fshat i thellë i Shkodrës, me emrin Shllak që jetojnë prej 20 vitesh në Tiranë.

Mjeti lundrues është blerë nga Nikolin Gjergji në Bullgari pranverën e këtij viti, ndërsa anija mbante flamurin Kamerunit dhe rezulton e regjistruar në shtetin e Kamerunit ku kishte ndaluar të blinte edhe ngarkesa me destinacion Portin e Lagos.

Burime bëjnë me dije se piratët kërkojnë para për lirimin e pengjeve por që Shqipëria nuk ndërhyn dot pasi gjithçka varet nga Kameruni dhe Bullgaria ku ishte blerë mjeti. Zona e Gjirit të Guinesë në Afrikë, është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë. Kjo është edhe një nga arsyet pse aktiviteti i piratëve në rajon është rritur vitet e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut 313

Dy efektivë policie kanë humbur jetën në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Sipas informacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME