Categories Lajme

U mblodhën për t’i festuar ditëlindjen, zbardhen detaje nga plagosja në Fushë-Krujë

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja e dyfishtë në Tapizë të Fushë-Krujës gjatë orëve të vona të natës. Sipas burimeve policore, mësohet se në tavolinën e lokalit ku ndodhi krimi ishin 6 shokë, të cilët ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre. Dhe për ironi të fatit, ditëlindjen e kishte pikërisht personi që mbeti i plagosur.

Ai është Lorenc Cani 25 vjeç. Ky i fundit u qëllua me armë nga shoku i tij Xhentil Sefa 25 vjeç, pas një debati që nisi mes tyre për shkaqe banale. Dyshohet se ata kanë qenë edhe nën efektin e alkoolit.

Lorenc Cani u qëllua me armë në shpatull, ndërsa autori Xhentil Sefa u vetëplagos me armë në dorë. Të dy u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy prej shokëve kallëzuan ngjarjen në polici dhe pasi iu mor dëshmia u lanë të lirë. Ndërsa dy të tjerë, Flogert Kallari dhe Hygert Muja u arrestuan. I pari sepse nuk kallëzoi krimin. Ndërsa i dyti, i cili është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes. Ai akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME