Categories Lajme

U mbyt gjashtë ditë më parë në lumin Fan, ndërpriten kërkimet për trupin e 10-vjeçarit

Pas gjashtë ditësh, palombarët e forcave RENEA kanë ndërprere kërkimet për gjetjen e trupit të pajete të 10-vjeçarit S.Laska, i cili u mbyt të martën e javës qe lamë pas në ujërat e Lumit Fan në Mirdite.

Përgjatë gjashtë ditëve kërkimet në lumë dhe HEC-in e Repsit nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Në terren tashmë ndodhen vetëm policia lokale FNSH, zjarrfikësit dhe banor të zonës te cilët po monitorojnë brigjet e lumit.

SI NDODHI NGJARJA

Në tentativë për të marrë topin që i kishte rënë në lum, fëmija u përpi nga rrjedha e fortë e ujit.

Ngjarja ndodhi pasditen e së martës dhe rrezikoi të marrë përmasa më tragjike gjatë tentativës së vëllait tre vite më të madh për ta shpëtuar 10-vjeçarin, por nuk ia arriti, duke rrezikuar dhe vetë jetën.

APELI Familjarë dhe të afërm të të miturit i kanë bërë apel shtetit që të ndihmojë në gjendjen e trupit.

“Ishalla do Zoti gjendet, por shteti të marrë masa, jo 5 policë, po nja 30, se lumi është shumë i fortë, merr përpara dhe makinën”,  tha pak ditë më parë Fatmir Ndreca, daja i fëmijës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME