Categories Showbiz

“U merr lekë për t’i futur në film?”/ Revoltohet Drilon Hoxha, e hedh në pishinë gazetaren pas pyejtes

Regjisori Drilon Hoxha ka kërkuar që të ndërpritet intervista me gazetaren e “Top-Channel”, Kilda Hysenbegasi, pasi kjo e fundit e pyet nëse ai u ka marrë para njerëzve për t’i bërë pjesë të filmave të tij. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga emisioni “Pop Culture”, Hoxha ngrihet nga vendi ku po zhvillohej intervista, kërkon fikjen e kamerave, dhe që të hapet dera për të larguar gazetaren. Në bisedë e sipër me Kildën, Driloni e shtyn dhe vajza bie në pishinë. Pavarësisht kësaj, Kilda Hysenbegasi, afrohet pranë tij dhe e pyet sërish nëse ai u merr para njerëzve për t’i bërë pjesë në filmat e tij. Në fund, regjisori qesh dhe shprehet se ata që kanë dhënë para për të qenë në filmat e tij janë vetë miqtë e tij që kanë dashur ta ndihmojnë. Pjesë nga biseda Kilda Hysenbegasi: Njerëzit thonë që ti për t’u dhënë një rol në film njerëzve, iu merr lekë atyre, domethënë ti nuk i paguan aktorët, por u merr para atyre…

Drilon Hoxha: Çfarë po thua ti tani? Ç’është kjo pyetje? Fike kamerën…S’e lamë kështu muhabetin…

Kilda Hysenbegasi: Seriozisht e ke ti këtë? Unë kam lexuar dhe për këtë gjë…

Drilon Hoxha: Ti je dhe gazetare, unë habitem si të mbajnë këta të TOP-it në punë njëherë…?

Kilda Hysenbegasi: Ore njerëzit duan një përgjigje….

Drilon Hoxha: Hiqe fare, hiqe fare…të thashë që në fillim mos më ngacmo…se ma kanë bërë edhe 500 persona të tjerë këtë pyetje.

Kilda Hysenbegasi: Ore njerëzit duan një përgjigje….

Drilon Hoxha: E di si është puna, mos ta bëjmë më fare këtë intervistë….

Kilda Hysenbegasi: Po ne s’mund ta lëmë kështu, s’e duhet ta mbyllim, duhet t’i japësh një mbyllje kësaj gjësë.

Drilon Hoxha (I flet dikujt tjetër): Hape pak derën të dalin këta, e ke parasysh…

Kilda Hysenbegasi: Duhet t’i japësh një mbyllje…

Drilon Hoxha: Po nuk bëhet mbyllje pra sepse të thashë që në fillim, nuk bëhet ai muhabet tashi….

Kilda Hysenbegasi: Hajde e mbyllim si njerëz….

Drilon Hoxha: Si njerëz e mbyllëm pra, ç’janë këto pyetje, a merr ti lekë….o djali mbylle atë kamerë! (shtyn Kildën dhe ajo rrëzohet në pishinë).

Kilda Hysenbegasi: Uauaua

Drilon Hoxha: Ua, unë s’di not…

Kilda Hysenbegasi: (Afrohet buzë pishinës) O drilon më thuaj të vërtetën, a u merr ti vërtetë lekë njerëzve për t’i marrë në film?

Drilon Hoxha: Unë nuk u marrë lekë se nuk jam Kumbari, e kam thënë, janë miqtë e mi që më kanë ndihmuar, jo që ua kam kërkuar. Hajde tashi, thahu se do marr ca kekë të tjera….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME