Categories Lajme

U mobilizua Italia dhe Shqipëria bashkë, kapin 3 shqiptarë, mes tyre dhe një grua

Policia e Trentos në Itali ka vënë në pr.anga 3 shqiptarë, ndër ta edhe një grua, të ak.uzuar për dhjetëra vjedhje. Të arr.estuar janë  dy burra e një grua, respektivisht të moshave 28, 31 e 26 vjeç, rezidentë në Milano e Trento. Të arrestuarit dyshohen si autorë të një serie vjedhjesh të kryera gjatë ditëve të fundit në Trento. Banda, në të cilën mund të ketë pasur edhe persona të tjerë, e kishte bazën në një apartament në lokalitetin Martignano. Aty janë gjetur disa stoli ari, si unaza, zinxhirë e byzylykë, me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram. Policët kanë gjetur edhe 1000 euro e 7000 franga zvicerane, si dhe doreza, kapuçë malorë për mbulimin e fytyrës dhe mjete për çmontimin e gurëve të çmuar dhe dyerve të apartamenteve.

Brenda banesës, treshja kishte instaluar edhe një sistem videopërgjimi të avancuar, për t’u paraprirë aksioneve të policisë si ky i sotmi. Për të shmangur vënien re nga hajdutët, agjentët pritën deri sa njëri prej tyre doli nga shtëpia për të vërshuar më pas brenda saj. Me ekzaminimin e telefonave shpresohet të mësohet nëse kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë si dhe për të vërtetuar nëse kanë qenë pranë vendeve ku janë kryer vjedhjet e ditëve të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME