Categories Lajme

U mori jetën dy turistëve italianë, zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit: S’jam fajtor, motori më erdhi përballë!

Adoleshenti nga Saranda që ngiste Benzin e babait pa patentë ka pretenduar para hetuesve se nuk është fajtor për aksidentin fatal, ku humbën jetën dy turistët italianë. Ekspertët në vendin e ngjarjes konstatuan se makina e Rrakut ka devijuar korsine, duke u përplasur me motorin e turistëve, por ai pretendon të kundërtën.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit adoleshenti ka deklaruar:

“Isha në kahun tim të lëvizjes nga Saranda drejt Ksamilit, kur tek hidrovori erdhi një motor dhe u përplas në xhamin e makinës. Ata mbanin shihe birre në duar. Kam shtypur frenat dhe më pas nuk mbaj mend sepse nga përplasja humba kontrollin. Nuk jam fajtor sepse isha në korsinë time”.

Pyetjes së hetuesve se si ke përfunduar në korsinë e kundërt, Rraku është përgjigjur se “nuk e mbaj mend sepse pas përplasjes humba kontrollin e makinës”. 17-vjecari nga qyteti i Sarandes, E. Rraku drejtonte makinën Mercedes Benz me 200 kuaj fuqi, pa patentë, por edhe për këtë e ka një justifikim.“Çelësat i kam marrë në shtëpi pa leje dhe shkova ne një restorant te Sarandes. Pas darkës u nisa me makinën e babait për në Ksamil, për të përcjellë shokun në shtëpinë e tij”.- tha ai.
Të njëjtës dëshmi në polici i ka qëndruar dhe shoku i tij, 16-vjecari që gjendej pasagjer në makinë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME