Categories Lajme

U ndaluan në Angli, i riu shqiptar reagon ndaj akuzave dhe zbardh me detaje historinë

Të rinjtë shqiptarë që kanë emigruar ilegalisht drejt Britanisë së Madhe janë të shumë, ashtu sikurse shumë prej tyre punojnë në fabrikat e rritjes së kanabisit, si një ndër punët e pakta që ofron lekë të madh dhe të shpejtë edhe pse rreziku është shumë më i lartë se në çdo lloj pune tjetër ndoshta.

Fatmirësisht ose fatkeqësisht thuajse çdo familje shqiptare e ka një pjesëtar jashtë vendit. Fatmirësisht sepse pa emigrantët shqiptarët rrezik nuk do kishin as bukë për të ngrënë, e fatkeqësisht sepse një familje e ndarë ka gjithmonë një brengë në shtëpi.

Ditën e djeshme ka qarkulluar në mediat online një lajm për dy shqiptarë të kapur në Britani në fillim të këtij viti. Artikulli ishte përmbledhës për të gjithë të kapurit në Mbretërinë e Bashkuar, ku për të gjithë akuzat ishin nga më të ndryshmet.

Mirëpo, lajmi për Esmerald Jahelezin dhe Andrilon Mehmetaj është keqinterpretuar nga lexuesit dhe për këtë arsye Jahelezi ka kontaktuar me JOQ Albania për të hedhur poshtë akuzat dhe ofendimet ndaj tij.

E vërteta sipas Jahelezit dhe mediave britanike është ndryshe, pasi ata nuk akuzohen as për vrasje, as për përdhunim, as për shantazh, as për vjedhje, por vetëm për rritjen e kanabisit!

Jahelezi tha:

Më vjen shumë keq që shqiptarët ofendojnë me të parën pa kuptuar se si qëndron realisht e vërteta. Unë dhe kushëriri im Andrilon Mehmetaj jemi kap në 11 janar 2018 dhe jemi dënuar për cannabis. Unë jam dënuar dy vite dhe bëra vetëm 6 muaj burg. Kushëriri im ka bërë tre muaj burg pasi ishte dënuar vetëm një vit.

Me 20 korrik kam ardhur në Shqipëri dhe jam i lirë tani sepse kishim vetëm një akuzë mbi vete: për kultivimin e cannabisit. Asgjë tjetër nuk është e vërtetë dhe kjo është lehtë e vërtetueshme, mjafto të futet emri ynë në Google dhe ata që kuptojnë anglisht e marrin vesh të vërtetën.
Nuk e kam zakon të ofendoj njeri, por ndihemi keq kur të tjerët vjellin vrer pa lexuar!”

Aq sa thotë Jahelezi më sipër është lehtë e konfirmueshme dhe me një kërkim të thjeshtë në Google mund të gjendet informacioni i plotë për dy të rinjtë shqiptarë.

Britanikja “Cambridge-news.co” shkruan:

”Esmerald Jahelezi dhe Andrilon Mehmetaj pranuan pjesën e tyre të fajit për drejtimin e fabrikës së kanabisit pranë A14 në Swavesey. Jahelezi u dënua me 2 vite burg, ndërsa Mehmtaj me 12 muaj dhe të dy do të udhëtojnë drejt Shqipërisë sapo të kryejnë dënimin.”

Djemtë kanë kryer dënimin dhe fatmirësisht tani enden të lirë, kështu që çdo aludim tjetër rreth tyre mbetet i pa vërtetë./JOQAalbania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME