Categories Lajme

U ngjit në shtyllën e tensionit për të protestuar kundër projektit Thumanë-Kashar, banorja: Nuk ka burrë nëne të futet në tokën time

Një nga banorët e Bërxullës e cila pak ditë më parë u ngjit në shtyllën e tensionit për të protestuar kundër projektit Thumanë-Kashar ka folur ditën e sotme në protestë.

Ajo tha se ka zbritur pas negociatave të Tonin Vocajt, por u shpreh se nuk ka hequr dorë nga kauza e saj për të mbrojtur pronën.

“Nuk qe akt i lehtë, Tonin Vocaj më ka thënë mua që ia kemi drejtuar MiE-s. Ministria nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Pse fle gjumë ministria? Këta banorë ku do shkojnë. Drejtori i ARRSH thotë pse nuk proteston Fushë Preza. Nuk më intereson fare. Pse e ktheu rrugën në fshatin tonë? Ne nuk dorëzohemi.

Edhe gjeste më të këqija do të bëjmë. Policia është palë me krimin. Nuk na le me protestuar. Ku do shkojmë ne? Të na bëjnë pasaportat dhe të ikim jashtë shtetit. Në tokën time burrë nënë me hyrë nuk ka. Ta dini mirë. Bëni çfarë të doni, ne nuk dorëzohemi. Meqë shteti ia ka dorëzuar koncesionarit, pse ndërhyn shteti këtu. Të ndryshojë VKM-në. Të mos ndërhyjë fare. Këtë punë ia ka lënë koncesionarit.

Pse nuk vjen me shpronësuar banorët? Gjysma e fshatit ngelet pa rrugë. Nga do kalojnë. Instancat shtetërore të mos neglizhojnë por të vijnë një orë e më parë.

Ne kemi katër muaj që protestojmë pse nuk vjen deputeti këtu. Këta janë për të marrë votat”, deklaroi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME