Categories Lajme

U nis për Kosovë me furgonin plot me sirianë, por i la në mes të rrugës…

Një 57-vjeçar është vënë në ndjekje nga policia, kjo pasi ai tentoi të transportojë 29 emigrantë sirianë  drejt Kosovës. Policia bën me dije se ai e ka braktisur furgonin dhe është larguar gjatë natës.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai do i transportonte kundrejt pagesës 1000-8500 euro për person.

“Organizohet operacioni policor i koduar “Korsia”, për goditjen e një rasti të transportimit të emigrantëve, për të kaluar kufijtë drejt vendeve të BE-së, në kundërshtim me ligjin.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim 57-vjeçarin nga Kosova, i cili duke shfrytëzuar errësirën, braktisi furgonin me të cilin po transportonte 29 emigrantë nga Siria. Nga hetimet rezultoi se transporti po kryhej kundrejt pagesave 1000-8500 euro/person.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë dhe ata të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Korsia”, në kuadër të të cilit është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi kosovar R. S., 57 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasi R. S. ka braktisur furgonin, sapo ka parë shërbimet e Policisë, dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë blutë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME