Categories Lajme

U operua në të dy krahët/ Prej dy vitesh në regjimin “41 bizz”, zbulohet nga se vuan Emiljano Shullazi

Emiljano Shullazi iu nënshtrua pak ditë më parë një ndërhyrjeje kirurgjikale në dy krahët e tij, e kryer

Mësohet se i dënuari me 14 vite burgim për “Shtrëngim me anë të kanosjes për marrje pasurie”, vuan nga hernia diskale dhe e ka pasur të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjike në dy krahët e tij.

Nuk dihet se si paraqitet tashmë gjendja e tij shëndetësore, por më 30 korrik Shullazit i mbaron afati kohor i qëndrimit në sistemin e izolimit të rreptë “41 biz”, ku ai është i mbyllur prej dy vitesh

Tashmë ai ndodhet në spitali ne burgut, dhe nuk dihet me saktësi nëse do t’i shtyhet periudha e qëndrimit në “41 Bizz”, por pak ditë më parë i forti i Rrugës së Kavajës, fitoi në Gjykatën e Lartë, të drejtën e rigjykimit në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se izolimi i tij në “41 bizz” ishte kryer në shkelje të hapur të normave dhe të drejtave të njeriut.

Shullazi përveç dënimin për vënie gjobash, tashmë është i përfshirë edhe në një hetim si pjesëmarrës në vrasjen më të bujshme të dekadës së parë të shekullit të ri në vendin tonë.

SPAK-u dhe një dëshmitar i penduar e kanë përfshirë emrin e tij në ekzekutimin mafioz të Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në harkun kohor të 48 orëve, njëra në Durrës e tjetra në Tiranë. Ai është i pandehur në këtë dosje dhe dëshmia e Luftar Reçit duket se do të jetë kyçe në procesin e bujshëm të vrasjes së biznesmenit të njohur Vajdin Lamaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME