Categories Lajme

U paralajmërua ”furtuna”, Porja tregon si do të jetë moti në javën e ardhshme

Drejtuesja e zyrës operacionale të Meteoalb Lajda Porja, ka qenë një një lidhje skype për Fax News, ku ka bërë parashikimin e motit për javën e ardhshme, por edhe muajin Tetor në përgjithësi. Porja tha se deri në mesin e javës së ardhshme, vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm, ndërsa sipas saj reshjet do të jenë me intesitet të ulët. Sa i takon 20 ditëve të mbetura të Tetorit, Porja tha se moti do të jetë tipik i vjeshtës, ku jherë pas here do të ketë episode me reshje shiu, dhe temperaturat do të jenë disi të ulëta, në krahasim me ato që ishin prezente në muajin shtator.

Ndërkohë që edhe vendet e rajonit janë përfshirë nga një mot me reshje dhe me temperatura të ulëta.

“Ka pasur një rënie të ndjeshme të temperaturave në krahasim me javën e kaluar, pritet që moti i paqëndrueshëm të na shoqërojë deri në mesin e javës tjetër. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme deri ditën e hënë, do të jenë në sasi të pakta, në krahasim me javën që lamë pas. Herë pas here do të kemi ndërprerje të tyre dhe alternime kthjellimesh.

Ka rënie të ndjeshme të temperaturave deri në 4 gradë, janë temperatura tipike të Tetorit, maksimalet nuk i kalojnë 24 gradë. Problematike do të jetë parametri i erës, ku në jug herë pas here ka shkuar deri në 70km/h, pritet të jetë në të njëjtat kushte deri të martën.

Në 20 ditët e mbetura të Tetorit, pritet që temperaturat të jenë në vlerat normale, nuk ka anomali, do të ketë shumë pak ditë me temperatura më të larta se normalja. Sa i takon reshjeve, pritet që në 15 ditëshin e dytë, të kemi dhe të paktën 2 episode me reshje, ku në disa zona do të tejkalojnë dhe kuotat mujore, do të jetë një muaj tipik i vjeshtës.

Stuhia ka kapur më shumë Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, në Kosovë ka pasur temperatura më të ulëta, ku nuk kalojnë maksimalet 13 apo 14 gradë”, u shpreh Porja në Fax News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME