Categories Lajme

U përplàs me një kamion, ndërròn jetë 22-vjeçari shqiptar në Suedi

Vatan Rama, një 22-vjeçar nga Botusha e Koshares (Kosovë) ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Suedi. Vatani ishte i vetmi djalë në familjen Rama, kështu ka bërë të ditur një familjar i tij, përmes një postimi në Facebook.

“Miq, shokë dhe dashamirë ju njoftoj për nipin tonë VATAN RAMA, tragjikisht humbi jetën në një aksident trafiku në Suedi. E lus Allahun të jesh banor i xhenetit nipi jonë, ishe I vetmi djalë në familje, i hasretit, na e këpute shpitin dajë”, ka shkruar një familjar i tij.

Mediat suedeze kanë treguar se makina e të riut shqiptar ishte përplasur më një kamion. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në një autostradë në Suedi. Policia ka treguar se ishin dashur plot katër orë për t’u marrë me gjithë ngjarjen. “Makina ngeci në pjesën e pasme të kamionit dhe u desh që policia dhe shërbimi i shpëtimit të punonin deri në orën 23:00 që të përfundonin punën e tyre në zonë”, thuhet në një media suedeze.

Policia ka dhënë edhe disa detaje që dyshohet se kanë çuar deri tek aksidenti. Sipas tyre, i riu nuk e kishte kuptuar me kohë që kamioni që ndodhej para tij kishte frenuar, dhe kështu ishte përplasur. Christer Fuxborg zëdhënës i Policisë suedeze në atë rajon ka treguar se tashmë kanë filluar edhe hetimet, për të mësuar shkaqet e aksidentit. Është marrë edhe makina e viktimës për të hetuar nëse ka pasur ndonjë problem teknik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME