Categories Lajme

U përplas nga një makinë, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Flamurtarit Pandeli Opingari

Ka ndërruar jetë Pandeli Opingari, një nga figurat më të respektuara të sportit vlonjat dhe ish-lojtar i Flamurtarit, pas plagëve të marra në një aksident rrugor dy ditë më parë, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha në qytetin e Vlorës.

Ngjarja u shënua më 2 janar në rrugën “Demokracia”, ku 96-vjeçari u godit nga një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 22-vjeçar me inicialet O.A. Opingari u dërgua menjëherë në spital dhe mbeti për disa orë nën kujdes intensiv, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe ka nisur procedurat ligjore për aksidentin, i cili ndodhi në momentin që i moshuari po kalonte në këmbë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Pandeli Opingarit, i njohur nga sportistët dhe miqtë edhe si “profesor Pompi”, ka sjellë dhimbje të madhe në Vlorë. Ai ka qenë pjesë e Flamurtarit në vitet ’60–’70, mësues i edukimit fizik, trajner dhe një emër i çmuar i komunitetit sportiv e qytetar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabiti vilën natën e Vitit të Ri/ Arrestohet hajduti shqiptar në Itali

Një shtetas shqiptar, rreth 19-vjeç është arrestuar nga Policia në Itali, pasi akuzohet për grabitje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk i pëlqente ushqimi i burgut dhe flirtonte në TikTok, vrasësi deportohet në Shqipëri (Emri)

Një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe pritet të transferohet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BIRN: Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

“E gjetëm mallin,” shkruante i kënaqur një prej tyre, ndërsa tjetri i përgjigjej me vetëbesim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshjet e shiut përmbytin Durrësin dhe Lezhën

Reshjet intensive që kanë përfshirë Durrësin dhe pjesën më të madhe të vendit prej disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 5 janar 2026

Dashi Yjet do ju krijojnë një ambient te këndshëm dhe relaksues gjate kësaj dite. Do…

LEXO ME SHUME