Categories Lajme

U plagos, 24-vjeçari Donald Grymishi në luftë për jetën. Familjarët apel për ndihmë: Ka nevojë për transplant veshke

I riu nga Tirana, Donald Grymishi i cili mbeti i plagosur rëndë dy javë më parë në Kuçovë, po lufton me jetën në spital, ndërsa familjarët e i tija bëjnë apel për ndihmë pasi 24-vjeçari ka nevojë për transplant veshke.

Kujtojmë se i riu mbeti i plagosur si pasojë e sherrit mes disa të rinjve mbrëmjen e 26 Majit në qytetin e Kuçovës, ku u qëllua me kallashnikov në lagjen “1 Maji” në Kuçovë nga katër të rinjtë: Ledio Serdari, Albion Thoma,Vasil Prendi dhe Arben Tabaku, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Ai u transportua në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi mori ndihmë e parë mjekësore u transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi kishte humbur shumë gjak. Për shkak të gjendjes së tij kritike për jetën 24-vjeçari u transportua dy ditë më pas në një spital në Turqi dhe mësohet se po lufton me vdekjen.

Donald Grymshi mori dy plumba kallashnikovi, një në shpatull dhe një në kofshë dhe ky i fundit mësohet se i ka prekur aortën kryesore dhe veshkat. Sipas familjarëve, i riu ka humbur njërën nga këmbët, ndërkohë që ka nevojë emergjente për transplant veshke. Ka qenë babai i tij Arben Grymshi, ai që u ka bërë apel për ndihmë qytetarëve në rrjetet sociale, për të shpëtuar jetën e djalit. E ndërsa 24-vjeçari i plagosur Donald Gryshmi është duke luftuar me vdekjen në spital, asnjë prej autorëve të plagosjes së tij nuk ka rënë ende në prangat e policisë.

Burimet policore nuk kanë ende të qartë edhe shkaqet e sherrit mes të rinjve, që supozohet se mund të ketë nisur për një vajzë.

U plagos, 24-vjeçari Donald Grymishi në luftë për

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME