Categories Lajme

U preu rrugën në korridorin e spitalit, dhunohet barbarisht nga dy të rinj infermieri në Spitalin Rajonal të Beratit

Një infermier në Spitalin Rajonal të Beratit ka rënë pre e dhunës fizike të dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur natën e djeshme brenda ambienteve të Repartit të Urgjencës në këtë spital.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë në korridorin e spitalit kur janë përplasur me infermierin Shehu dhe duke i kërkuar llogari se përse u kishte prerë rrugën, janë konfrontuar fillimisht me fjalë me infermierin, më pas e kanë goditur këtë të fundit me grushte e shkelma dhe më pas janë larguar nga spitali në drejtim të paditur.

Mësohet se pas hetimeve të kryera, policia ka arritur të identifikojë dy të rinjtë që goditën infermierin Ernito Shehu.

Agresorët me iniciale K.Sh dhe E.D janë shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që infermieri ka marrë lëndime të lehta. Burime policore konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se infermieri nuk kishte njohje të mëparshme apo konflikt me këta shtetas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME