Categories Lajme

Zbulohet baza që lëshonte viza të parregullta për shqiptarët në Ekuador, detaje

Autoritetet ekuadoriane kanë zbuluar një strukturë e cila dyshohet se lëshonte viza të parregullta për shtetasit e huaj përfshirë këtu edhe shqiptarë.

Sipas mediave vendase, Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit kreu kontrolle në dy provinca të Ekuadorit ku në total, pesë bastisje u kryen në zonat El Oro dhe Guayas.

Gjithashtu, u zbulua se struktura e supozuar u jepte viza në mënyrë të parregullt shtetasve të huaj, përfshirë edhe shqiptarëve. Prokuroria Publike nuk ka dhënë detaje nëse ka arrestuar të dyshuar në kuadër të hetimeve.

Mediat shkruajnë se shqiptarët kanë pasur një strategji të përbashkët në vendet ku mbërrijnë, përfshirë Ekuadorin, që të tregohen si sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm.

Ata janë të lidhur me kompani, kryesisht bujqësore, për të kamufluar ngarkesat që dërgojnë në Shqipëri, vend nga i cili droga shpërndahet në vendet e tjera evropiane.

Alessandro Ford, një hetues i InsightCrime, thotë në një raport të BBC-së se mafia shqiptare erdhi në Amerikën Latine për të bërë biznesin e tyre, që nga viti 2000.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME