Categories Lajme

U qëllua me breshëri kallashnikovi, del foto e 33-vjeçarit që i shpëtoi atentatit në Vlorë

I plagosuri me emrin Romeo Mecaj (33 vjec), banor në lagjen “Pavarësia”. I riu është pronar i një lokali në Lungomare, ndërsa në momentin e atentatit ishte duke parkuar makinën.

Burimet nga policia bëjnë me dije se dyshohet se kanë qenë dy autorë të cilët kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit tip “Land Rover”. I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spital. Të riun e kanë kapur disa plumba në trup, ndër to në këmbë e në kraharor. Raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ka gjetur një automjet tip “Golf 5” të djegur në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, që dyshohet se i përkiste autorëve, paraprakisht rezulton e vjedhur.

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 05.03.2022, rreth orës 20:35, në afërsi të pallatit të sportit, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Vlorës, me qëllim kapjen e autorëve.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME