Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar historinë e saj aspak të lehtë.

Ajo u rrëmbye e përdhunua për orë të tëra në një barake në zonën Prenestina në Romë, në maj të 2016-ës, ku bëri bujë jo vetëm në mediat italiane, por edhe në ato shqiptare. Pas denoncimit të saj, policia arrestoi njërin prej tyre menjëherë, ndërsa disa javë më vonë u bë i mundur dhe arrestimi i tjetrit.

Besjana ka treguar se komentuesit shqiptarë kanë qenë të ashpër ndaj saj, duke aluduar se ngjarja që ajo thoshte nuk ëahtë e vërtetë, apo se ka ndodhur për prishje pazari.

“Ka qenë një traumë shumë e madhe. Ishte një rastësi. Nuk i kam njohur kurrë, ishin thjeshtë manjakë. Unë nuk jam rritur në Shqipëri dhe jam shokuar nga komentet që kam pasur nga shqiptarët mesatarë. Kam pasur komente nga më të rënda.

Vinin në dyshim ngjarjen time, komente nga më banale. Bëhen të gjithë gjykatës e prokurorë kur unë kam të gjitha faktet. Doja t’u thoja që nuk më rruhen fare për ata.

I shoh si buburreca, nuk i shoh në nivelin tim intelektual. Jetën që kam unë ata ta ëndërrojnë. Nuk më vjen turp, sepse nuk kam asnjë faj”, thotë ajo.

Besjana gjithashtu ka treguar që në Itali rasti i saj u prit shumë më ndryshe dhe më civile se në Shqipëri.

Ajo tregon se ka mundur t’i flasë njërit nga ata, duke i thënë se do lidhej me të.

“Më rrezikohej jeta. Më kanë mbyllur në një ksaolla. Iu futa në mendje dhe duke folur me autorin kryesor i thash rri pa merak, nuk do të denoncoj, do lidhemi bashkë dhe u detyrova t’i shkoja pas filli që të aktroja sikur doja diçka me atë”, tha Besjana.

Ku e gjete këtë gjakftohtësi?

Besjana: Mendoja për babin tim, jo se më dhimbsej shumë jeta. Nuk doja që ai të qante

Sa orë qëndrove?

Besajana: 6 -7  orë, gjithë natën.

Arrite të bisedoje me autorin kryesor dhe e binde?

Besjana: Po sepse unë jetën time e dua, nuk dua të vdes. I binda që të dilnim nga ky pyll hde gjeta rastin u futa në një makinë. Më ndihmoi fakti që ishte i pirë, kam patur pak shans.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME