Categories Lajme

U sekuestruan 230 kompjuterë e serverë/ Dyshime se nga kampi MEK kryheshin sulme kibernetike drejt Lindjes së Mesme…

SPAK nisi hetimet dy muaj më parë për grup të strukturuar kriminal për sulm kibernetik me qëllime terroriste, pas të dhënave se anëtarë të kampit të muxhahedinëve kishin kryer sulme kibernetike nga baza e Manzës.

Anila Hoxha raporton se me vendim gjykate dhe nën dyshimet se diçka e tillë është inicuar në Manëz, gjykata miratoi kërkesën për kontrolle. Deri më tani janë sekuestruat 230 kompjuterë dhe serverë që janë dërguar në ekspertim në bazën e hetimit elektronik pranë Prokurorisë së Posaçme.

Sulmet kibernetike dyshohet se kanë pasur si shenjestër vende të Lindjes së Mesme, sipas burimeve, që tregojnë se ky detaj do të raportohet pasi të përfundojë akt ekspertiza shkencore.

Por ndërkohë, më herët i njëjti prokuror, hetoi një ish-anëtar të kampit, Bijan Poldrag, që më pas u rekrutua nga ambasada iraniane në Tiranë dhe nga garda revolucionare në Iran, jo vetëm për të spiunuar anëtarët e kampit të MEK në Manzë, por edhe për të përgatitur një sulm terrorist në Shqipëri. Kjo çështje për inxhinierin që nisi bashkëjetesën me një shqiptare, në atë kohë u raportua ekskluzivisht nga Top Channel.Gazetarja mëson se përveçse në kampin MEK, kontrolle janë ushtruar edhe në një apartament në Tiranë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME