Categories Lajme

U shkarkua në Asamblenë e sotme nga Rama, reagon Blerina Gjylameti

Deputetja Blerina Gjylameti ka reaguar pasi u shkarkua sot në Asamble nga drejtimi i Qarkut të Tiranës dhe u emërua si Sekretare për Komunikimin Digjital.

Në facebook,duke iu referuar detyrës së re, Gjylameti shkruan “jam gati që të gjithë eksperiencën e koordinimit ta transformojmë bashkërisht në një organizim komplet të ri”.

“Besimi i dhënë më 30 qershor nga qytetarët shqiptarë ishte, jo vetëm një vlerësim për punën e bërë nga ne deri më tani, por edhe një detyrim më shumë ndaj përgjegjshmërisë tonë për t’ju shërbyer atyre më shumë dhe më me cilësi. Partia Socialiste ka treguar, se është gjithmonë e gatshme për t’u përballuar me sfidat që kërkon vendi dhe koha, duke qenë gjithmonë në avangardë dhe në pararojë, duke mos harruar misionin e saj për të qenë gjithmonë pranë shqetësimeve të atyre që na kanë mandatuar.

Në rrugëtimin tonë deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, kam nderin për të kryer detyrën e re, si Sekretare për Komunikimin Digjital me besimin e veçantë të familjes politike dhe në veçanti të Kryetarit Edi Rama. Jam gati që të gjithë eksperiencën e koordinimit ta transformojmë bashkërisht në një organizim komplet të ri, digjiital të familjes sonë të madhe socialiste në mënyrë që çdo anëtarë e simpatizantë të jetë, bashkëvendimarrës në çdo ndërveprim tonin”, shkruan deputetja Gjylameti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME