Categories Lajme

U shkarkuan nga Vettingu/ Gjykata e Strasburgut kërkon të dhëna për rastin e Altina Xhoxhajt dhe Besa Nikhasanit

Gjykata e Strasburgut i kërkon shtetit shqiptar të dhëna për procesin e vettingut për dy nga 15 ankimet e depozituara deri më tani në këtë gjykatë. Report Tv ka mësuar se deri më tani Strasburgu ka përfunduar fazën e parë të shqyrtimit për padinë e ish gjyqtares kushtetuese Altina Xhoxhaj shkarkuar nga ky proces dhe prokuroren Besa Nikhasani.

Disa nga pyetjet që Report Tv ka mësuar se Strasburgu i ka dërguar shtetit shqiptarë drejtuar avokaturës së shtetit janë: 

1) A i përmbush Kolegji i Posaçëm i Apelimit kriteret e parashtruara në ligj, për t`u konsideruar si ‘’gjykatë’’ sipas nenit 6 të Kushtetutës?

2) A ka pasur aplikuesi një proces të drejtë gjyqësor, në veçanti a ishte dhoma e Apelit e pavarur dhe e paanshme siç e kërkon ligji?

3) A ishin të qarta dhe të aksesueshme në të gjitha fazat, dispozitat ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të aplikuesit? 4) A ka pasur ndërhyrje lidhur me të drejtën e aplikueses për të respektuar jetën e saj  private, mbi bazë të nenit 8, pas shkarkimit si prokurore?

Këto pyetje mbajnë datën 18 qershor 2019 ndërsa jo zyrtarisht Report Tv mëson se tashmë avokatura e shtetit ka përcjell dhe përgjigjet e saj drejt Strasburgut.

Në prill 2018 vettingu shkarkoi nga detyra gjyqtaren kushtetuese Altina Xhoxhaj e cila rezulton se teksa ky ligj ishte paditur në kushtetuese ajo votoi pro procesit të vettingut.

Po ashtu vettingu shkarkoi edhe prokuroren e Shkodrës Besa Nikhasanaj e cila po ashtu i është drejtuar Strasburg.

Ndërsa padia e parë dërguar në Strasburg për parimet e shkelura gjatë procesit të rivlerësimit është ajo e ish gjyqtarit kushtetues Fatos Lulo për të cilën ende s’kanë mbërritur pyetjet nga Strasburg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME