Categories Sport

Cristiano Ronaldo flet për herë të parë për ‘hapin e madh’ me Georginën

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez është një nga çiftet më të përfolura në botën e  showbizzit.

Ata bashkëjetojnë bashkë që nga viti 2016 gjithashtu Georgina është dhe mamaja e Alana Martinës më e vogla e nga katër fëmijët e futbollistit.E së fundmi Ronaldo ka dhënë një intervistë për programin e njohur britanik “Good Morning Britain”.Gjatë programit kampioni i bardhë e zive  hapi zemrën e tij dhe tregoi për ndjenjën e fortë që e bashkon atë me modelen: “Ajo më ndihmoi shumë. Dhe unë e dua atë, padyshim. Një ditë ne do të martohemi, kjo është e sigurt. ”

Po ashtu edhe Georgina kohë më parë foli për historinë e saj me CR7 ku tregoi për vështirësitë e të qenurit së bashku me një kampion, por edhe për ndjenjën e jashtëzakonshme që i bashkon.

Fjalët e saja gjejnë konfirmim dhe në ato të Ronaldos i cili i tha prezantuesit Piers Morgan: “Marrëdhënia jonë është e përsosur. Ajo është gjithashtu një shoqe për mua.Ne flasim shumë. Unë hap zemrën time me të dhe ajo bën të njëjtën gjë  me mua.’

Martesa është e sigurtë por është vetëm çështja e përcaktimit të detajeve. Jo vetëm kaq por Georgina ka dhe bekimin e vjehrrës së saj Maria Dolores Aveiro. ‘Georgina është gjithashtu dhe ëndrra e nënës sime. Kështu që një ditë do të ndodhë, pse jo” tha për programin britanik Cristiano Ronaldo.

Tani nuk na mbetet gje tjetër vetëm të presim se kur çifti do të organizojë dasmën e tyre që me siguri do të jetë dhe dasma e vitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shokët e skuadrës po e prisnin për ndeshje, futbollisti shqiptar bie nga kati i 8-të i restorantit

Klubi i futbollit është tronditur thellë pas ndarjes nga jeta të një lojtarit shqiptar, Mario…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zyrtare/ Zgjat vetëm 1 vit aventura në Vlorë, mbrojtësi njofton largimin nga Flamurtari

Alessandro Kacbufi ka konfirmuar largimin nga Flamurtari. 24-vjeçari ndan rrugët kështu me kuqezinjtë vetëm pas…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sherr para finales PSG-Inter (Video)

Finalja e Champions League, mes PSG-së dhe Interit ISHTE planifikuar të nisë në orën 21:00,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Max Pedersen fiton në Vlorë, çiklisti danez rikthen fanellën rozë, përfundon etapa e 3-të në vendin tonë

Max Pedersen tregon klasin e tij dhe fiton në etapën e 3-të të Giro D’Italia.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Etapa e tretë e Giro d’Italia përfundon nesër në Vlorë, Policia: Ndalim qarkullimi në disa rrugë deri në orën 23:00

Etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri, do…

LEXO ME SHUME