Categories Lajme

U takuan për t’u sqaruar, 25-vjeçari shqiptar merr peng ish-të dashurën në Itali, me ndihmën e vëllait e dhunon dhe e mban 10 ditë të izoluar

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Itali, pasi akuzohen për rrëmbimin e ish-të dashurës së njërit prej tyre.

Dyshohet se organizatori i rrëmbimit ishte 25-vjeçari, i cili kishte pasur një lidhje me vajzën, ndërsa është ndihmuar nga i vëllai 22 vjeç.

Gjithçka nisi me një denoncim të nënës së një 17-vjeçari që kishte marrë një kërkesë për ndihmë nga vajza, e cila mbahej pa dëshirën e saj prej 10 ditësh në shtëpinë e ish-të dashurit të saj.

Me të mbërritur në vend policët kanë hyrë në banesë dhe kanë parë vajzën duke vrapuar drejt tyre në gjendje konfuze me shenja të dukshme rrahjeje, shkruajnë mediat italiane.

Të dy shqiptarët janë arrestuar menjëherë. Raportohet se vajza do të takohej me ish-in e saj në një lokal pas një kërkese këmbëngulëse për të sqaruar fundin e lidhjes, por më pas është kërcënuar nga një armë nga ish-i dashuri.

Nga sa ka rezultuar dhe deklaruar nga viktima, nuk ka pasur abuzim të natyrës seksuale. Gjatë kontrollit, agjentët sekuestruan një pistoletë bosh.

Dy vëllezërit janë në paraburgim, teksa presin masën e sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME