Mjeku kardiolog i mirënjohur, Mihal Tase thote se distancimi social i detyruar sjell probleme edhe per ekonominë,e është shumë e vështirë të gjesh një mesatare. “Sa i përket deklaratave për imunitetin e tufës, duhet të dimë që numri i të sëmurëve është më i madh se sa dimë, por larg teorisë së të krijuarit të imunitetit të tufës”,- shtoi mjeku i mirënjohur.
Ai tha ndër të tjera se edhe teoria që i nxehti e vret virusin, bie, pasi rastet janë shfaqur edhe në Afrikë. “Rëndësi ka që njerëzit të mos krijojnë panik. Njerëzit kanë jetuar në të gjithë historinë e njerëzimit me pandemi. Nuk është një gjë që nuk kalohet”,- tha Tase.
