Categories Showbiz

U tha se e ndau nga Jonida Maliqi, Xheisara flet për herë të parë për raportin me Romeo Veshajn!

Ish-banorja e “Big Brother VIP” dhe këngëtarja Xheisara u përfol shumë pas hyrjes së saj në garë për shkak të disa thashethemeve dhe dyshimeve që fliteshin lart e poshtë për të.

Një ndër ngjarjet që u komentua më shumë në mediat rozë, ishte aludimi se këngëtarja ishte pikërisht shkaku i ndarjes së Romeo Veshajt nga Jonida Maliqi.

Lidhur më këtë situatë, Xheisara ka reaguar për herë të parë për News24 në ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën duke thënë se me Romeon nuk kanë patur ndonjëherë ndonjë gjë, ndërkohë që e ka takuar pas daljes nga “BB VIP” si porosi të Donaldit.  “Jam robi që kam më shumë skandale.

Unë me Romeon nuk kam asnjë gjë, e kam shumë xhan atë djale, është shumë i mirë dhe e respektoj shumë. E kam takuar pas daljes sime nga Big Brother. Donaldi më tha ma ta tako Romeon dhe unë absolutisht që do takoj Romeon meqë m’u dha rasti. Por që e kam xhan, është djalë i mirë dhe nuk kam pasur kurrë asnjë lloj raporti’’, u shpeh këngëtarja.

Ndër të tjera, Xheisara foli edhe për planet e saj lidhur me karrierën muzikore dhe këngët e reja, duke thënë se ka në plan disa surpriza të bukura, ku theksoi edhe se do të dëshironte të bashkëpunonte me këngëtaren e njohur Aurela Gaçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME